Telegrafi

Kështu dukej David Beckham para 20 vitesh (Foto)

Mediat i kanë publikuar disa fotografi nga viti 1997, në të cilat ndodhet David Beckham, i cili asokohe kishte 21 vjet.

Imazhet janë bërë në Bisham që ndodhet në periferi të Londrës, ndërsa ish-mesfushori anglez ka pozuar për aparatin e Mark Leech.

Komentuesit mendojnë se 41-vjeçari nuk ka ndryshuar shumë nga ajo kohë dhe gjithmonë është dukur i ri.

Beckham debutoi në Ligën Premier në vitin 1992 me fanellën e Manchester Unitedit. Ai kaloi 11 sezone te Djajtë e Kuq duke e fituar gjashtë herë titullin e kampionit, dy herë Kupën FA dhe njëherë Ligën e Kampionëve.

Krahas të qenit futbollist i shkëlqyer, ai ishte edhe një nga figurat më të njohura në botë. /Telegrafi/