Site icon Telegrafi

Kështu dukej brenda ‘nëndetësja’ që me disa turistë është zhdukur në një turne drejt rrënojave të Titanikut

Në vitin 2022, BBC thotë se mori pamje nga brenda zhytësit “OceanGate Titanic” që është zhdukur gjatë një zhytjeje për të parë rrënojat e Titanik-ut.

Dhe ekipet e kërkimit amerikan dhe kanadez po “luftojnë me kohën” për të gjetur anijen, e cila humbi kontaktin rreth një orë e 45 minuta pas një zhytjeje të dielën, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu “Ata kanë oksigjen për 96 orë”: Studiuesi i oqeanit flet për ‘nëndetësen’ e zhdukur që transportonte turistë në një turne drejt rrënojave të Titanikut

Besohet se Stockton Rush, shefi ekzekutiv i OceanGate që shfaqet në këtë video, është një nga pesë personat në atë “nëndetëse”.

Siç bëhet e ditur më tej, pesë persona ishin në bord kur kontakti me nëndetësen e vogël humbi rreth një orë e 45 minuta pas zhytjes së tij.

Lexo po ashtu Ekipet e kërkimit “po luftojnë me kohën” për të gjetur nëndetësen e zhdukur që transportonte turistë në një turne në rrënojat e Titanikut

Operacioni i shpëtimit ka vazhduar gjatë natës në mes të Atlantikut, por deri më tani nuk ka asnjë shenjë të tij.

Dhe që nga e hëna pasdite, roja bregdetare e SHBA tha se pesë anëtarëve të ekuipazhit u kishin mbetur afërsisht katër ditë oksigjen. /Telegrafi/

Exit mobile version