Historia do të kompletohet sonte për Kosovën që e luan ndeshjen e parë si vendas, shkruan Squawka.com.
Ky shtet i ri është nikoqir i Kroacisë për ndeshjen e fazës së grupeve, që do të zhvillohet në shtetin fqinjë të Kosovës – Shqipërinë.
Sidoqoftë, ky rast do të jetë për tu mbajtur mend gjatë. Ata kanë luajtur një numër të ndeshjeve jozyrtare mes viteve 1993 deri më 2010.
Që atëherë ata kanë zhvilluar disa ndeshje deri në atë të parën zyrtare në qershor të vitit 2016 kundër Ishujve Faroe. Kurse historia ishte shkruar muajin e kaluar në barazimin e arritur në ndeshjen e parë kundër Finlandës.
Kurse Kosova e drejtuar nga Albert Bunjaki sonte mirëpret Kroacinë në ndeshjen e parë si vendas.
E formacioni titullar i Kosovës mund të jetë ky: