Prezantuesja e njohur, Ilda Bejleri, me rastin e 8 Marsit ka shkruar një mesazh në formë këshille për meshkujt se si duhet t’i trajtojnë femrat.
“Një mashkull i vërtetë është shoku më i mirë i një femre. Ai nuk do ta braktisë kur atë. Ai do ta mbështesë atë kur ndihet e pasigurt dhe do ta ngushëllojë pas një dite të keqe”.
“Ai do ta frymëzojë atë që të bëjë gjërat që ajo mendonte se kurrë nuk mund t’i bëjë: Të jetojë pa frikë dhe të harrojë pendimin”.
“Ai do të kujdeset që ajo të mendojë se është gruaja më e bukur nga të gjitha dhe do t’ia mundësojë që të ketë shumë vetëbesim, të jetë seksi, joshëse dhe personi më i pamposhtur që ekziston… Urime Dita e grave”, ka shkruar bukuroshja. /Telegrafi/