Site icon Telegrafi

Kështu duhen prindërit gjithmonë: Ky i ri ka falënderuar në mënyrë unike babanë për dashurinë që i ka ofruar nga çerdhja deri te kolegji (Foto)

Fëmijët rriten, por disa gjëra kurrë nuk ndryshojnë. Për Charles Brookman III, kjo do të thotë përkrahje maksimale për njeriun që ndanë të njëjtin emër por edhe datën e lindjes.

Në postim në Tëitter që shumë shpejt është bërë viral, Brookman ka falënderuar e uruar babanë e tij me disa fotografi e një postim me të cilin ua ka rrëmbyer zemrën e miliona njerëzve, transmeton Telegrafi.

“Nga dita e parë në çerdhe deri te dita e parë në kolegj. Faleminderit shumë, baba”, ka shkruar Brookman.

Të dy fotografitë i kishte shkrepur nëna e tij, në të cilat shihet tradita e kësaj familje nga Teksasi, që nënkupton se djali i tyre i cili tani i ka 17 vjet, çdo fillim vit është shoqëruar në shkollë nga i ati.

“Ndihem i bekuar që kam një baba dhe nënë të tillë, të cilët gjithmonë kanë qenë afër meje të më përkrahin në gjithçka çfarë kam bërë deri më sot”, ka deklaruar i riu Brookman.

Ai kurrë nuk kishte besuar se postimi i tij do të fitoj kaq shumë vëmendje, por ai në fakt është pëlqyer nga mijëra persona nga e mbarë bota.

Sipas babait të tij, shumë herë ka pasur rastin të shoh se si prindërit injorohen nga fëmijët e tyre, derisa mundohen t’i përqafojnë gjatë shoqërimit në shkollë.

“Mos më prek! Mos më përqafo në publik. Kurse biri im vazhdimisht më përqafon. Në çdo ditë i themi njëri-tjetrit se sa shumë duhemi. Jam krenar me të dhe më duhet të pranoj se është një djalë i sjellshëm”, ka deklaruar Brookman Junior. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version