Site icon Telegrafi

Kështu djersitet Aurela Gaçe për të rikthyer trupin në formë pas shtatzanisë (Foto)

Këngëtarja Aurela Gaçe rreth dy muaj më parë u bë nënë për herë të dytë, ku solli në jetë vajzën, të cilën e pagëzoi me emrin Abigail.

Ka qenë pikërisht angazhimi i saj si nënë, ajo e cila e ka lënë të tërhequr këngëtaren paksa nga muzika.

E pyetur nga fansat vazhdimisht në rrjetet sociale për rikthimin e saj, ajo i është përgjigjur sot atyre përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.

Lexo po ashtu Aurela Gaçe tregon të vërtetën rreth 'ndërhyrjeve estetike' (Foto)

Në fotografi këngëtarja Gaçe shfaq veten e saj të veshur me një xhup lëkure dhe një palë syze, teksa në anën tjetër tregon edhe një prej bluzave të saj të djersitura.

Aurela ka treguar se ky ka qenë rezultati i saj pas aktivitetit fizik gjatë ditës së sotme, dhe do të rikthehet në skenë sapo të jetë fit, dhe e mbushur me energji, pasi siç thotë ajo nuk do ta ndiejë veten “ngordhalaqe” në skenë. /Telegrafi/

Exit mobile version