Telegrafi

Kështu deshi të kontrabandojë 14 shishe me alkool (Foto)

Burri i paemëruar që po udhëtonte nga ishulli Bahrejn, ka ngjallur dyshim, meqë kishte ecje të pazakontë, transmeton Telegrafi.

Shishet e ‘Johnnie Walker’, bënin që ai të hidhte hapa të çrregullta dhe të lëvizte ngadalë.

Pas kontrollit, atij i kanë gjetur shishet e qelqit, të kapura për trupi dhe të mbuluara me veshjen tradicionale.

Për këtë kontrabandim, ai rrezikon deri në një vit burg dhe fshikullim me kamxhik, sepse përdorimi i alkoolit në Arabi Saudite, është i ndaluar me ligj.

Gjatë muajit shtator të vitit të kaluar, një njeri është zënë duke bartur ilegalisht alkool, të futur në disa xhepa, përbrenda rrobës tradicionale. /Telegrafi/