Telegrafi

Kështu bëhet përhapja e baktereve gjatë teshtimës (Video)

Pluhuri, erërat apo edhe drita e diellit, mund ta bëjë dikë të teshtijë.

Në eksperimentin e bërë me 100 njerëz të shëndoshë, është regjistruar në mënyrë të ngadalësuar, se si përhapet një teshtimë.

Sipas të dhënave, gjatë secilës teshtimë, del sasi e njëjtë e fluideve, të cilat më pas ndahen dhe shpërhapen në copëza të vogla.
Por, së bashku me to janë edhe shumë baktere, të cilat mbesin në ajër, apo i bien sipër dikujt që është para personit që teshtinë.

Andaj, për çdo rast, rekomandohet të keni afër një facoletë, ndërsa vënia e dorës përpara teshtimës është e domosdoshme, transmeton Telegrafi.