Është e vërtetë që kombinimi i nuancave neutrale dhe ngjyrës së zezë është më i lehtë por çfarë ndodh gjatë muajve të verës kur pritet disi që t’i përqafojmë ngjyrat?
Disa prej nesh, të cilat megjithatë nuk do t’i shpallnim adhuruese të vërteta të këtij stili të trendit, i cili po zgjat tashmë disa vite, kanë shumë rroba të zeza në dollap për arsye praktike për shkak të kombinimit më të lehtë, transmeton Telegrafi.
Ngjyra e zezë nga koka deri te thembrat në +30 gradë Celsius është sfidë, mirëpo nëse inspirohemi nga femrat të cilave kjo gjë u ka shkuar për dore dhe kanë pasur sukses të duken të freskëta dhe bukur në kombinimin e tillë, mbase mundemi edhe ne.
Sigurisht, djersitja është më e madhe gjatë sezonit veror dhe e zeza sikur e absorbon më shumë nxehtësinë, por nëse i jepni një kombinim të duhur, atëherë padyshim do të dukeni e mahnitshme.
Ja disa nga kombinimet që mund t’i provoni:
/Telegrafi/