Telegrafi

Kështu argëtohen trajnerët e “The Voice of Albania 6” gjatë provave (Video)

Spektakli i njohur “The voice of Albania” pritet të fillojë shumë shpejt në edicionin e tij të gjashtë.

Ky spektakël ka ndërruar krejtësisht emrat në jurinë e këtij viti, e që do të jenë këngëtarët e njohur: Alban Skënderaj, Rona Nishliu, Xuxi dhe Besa Kokëdhima.

Kjo e fundit ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një video, përmes së cilës ka shfaqur momente të ndryshme qesharake gjatë provave bashkë me kolegët.

Lexo po ashtu Besa sjell së shpejti këngën dhe klipin e ri "Kokëfortë", detaje ekskluzive nga projekti (Foto)

Ata këndonin së bashku këngën “I feel your heart”, gjersa shoqëroheshin nga të qeshura të vazhdueshme.

Mesa duket ata e kanë gjetur mjaft mirë veten si bashkëpuntor, përderisa kjo eksperiencë po iu krijon çaste aq të bukura.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë talentet më të spikatura të edicionit të ri. /Telegrafi/