Këshilltari rumun nga radhët e socialdemokratëve (PSD) Alberto-Iosif Caraian, i ka bërë kolegët e tij të qeshin duke u shfaqur lakuriq në një takim online.
Ai kishte përfunduar duke bërë dush kur kryetarja e thirri për të folur. Ajo po mundohej të frenonte të qeshurën dhe një prej të pranishmëve i tha që ta fikte kamerën, transmeton Telegrafi.
“Nuk po mund ta fikë. Kërkoj falje. Nuk e di si ta fikë”, tha ai dhe më pas ndërpreu thirrjen dhe sërish u lajmërua por kësaj radhe i veshur.
Në Facebook ka kërkuar sërish falje për këtë situatë të palakmueshme.
“Teknologjia po luan me mua. Për fat të keq, kam paguar çmimin për këtë që jam ngutur. Më vjen vërtetë keq për incidentin”, ka shkruar ai.
Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, e disa përdorues e kritikuan ashpër.
“Si po luan teknologjia me ju kur duhet të jesh në punë? Qytetarët të paguajnë për këtë. Kush tjetër ka luks të tillë, Alberto? Disa njerëz punojnë me orë të tëra pa pauzë”, shkroi një përdorues në Facebook. /Telegrafi/