Telegrafi

Këshilltari për Siguri Nacionale i Bidenit, mban takim katër orësh me kryediplomatin kinez në Luksemburg

Këshilltari për Siguri Nacionale në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan, i ka kaluar më shumë se katër orë gjatë të hënës në një takim me kryediplomatin kinez Yang Jiechi në Luksemburg, ku diskutuan për tema të ndryshme.

Sullivan ka ndjekur linjën e administratës së Joe Biden,  duke e shprehur haptazi brengën për veprimet agresive të Kinës përreth Tajvanit – duke paralajmëruar se nuk duhet ndihmuar Rusia në luftën që po e zhvillon në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

“Dyshja shprehën përkushtimin në marrëdhëniet SHBA-Kinë, pavarësisht se kanë këndvështrime të ndryshme për çështje të ndryshme”, tha një zyrtar  amerikanë – duke e përshkruar takimin si produktiv.

Sullivan gjithashtu shprehu shqetësimin rreth vetos së Kinës, në rezolutën e iniciuar në Shtetet e Bashkuara në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara.

“Jake e ka bërë të qartë se janë në një zonë ku beson se Shtetet e Bashkuara dhe Kina mund të punojnë së bashku”, tha ndër tjera zyrtari amerikan. /Telegrafi/