Telegrafi

Këshilltari i liderit iranian Ayatollah Khamenei, bëhet zyrtarë i parë i lartë shtetëror që humb jetën nga coronavirusi

Një këshilltar i liderit iranian Ayatollah Ali Khamenei është zyrtarë i parë i lartë shtetëror që ka humbur jetën nga coronavirusi, duke u shpallur i vdekur sot në spitalin e Teheranit.

Mohammad Mirmohammadi, anëtarë i Këshillit shtetëror që konsiderohej si dora e djathtë e liderit suprem, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçe, pasi humbi betejën me virusin vdekjeprurës.

Lajmi për vdekjen e tij vjen në ditët kur ky vend po akuzohet se po e “fsheh numrin e saktë e viktimave” të coronavirusit, ku edhe së fundmi janë publikuar video të ndryshme ku shihen të prekurit nga coronavirusi në gjendje të rëndë shëndetësore.

Besohet se numri i viktimave të virusit në Iran është shumë më i lartë, por që autoritetet e vendit po mundohen ta mbulojnë këtë duke publikuar lajme të rreme për të prekurit nga coronavirusi. /Telegrafi/