Do të mbetet apo jo Sepp Blatter në krye të FIFA-së, deri sa aty është edhe presidenti i UEFA-së, Michel Platini, por aty është edhe një njeriu i tretë, Jerome Champagne, raporton gazeta zvicerane, Tages Anzeiger.
Champagne 55 vjeçar në janar do të prezantojë veten për kandidat të FIF-së. Ai tashmë për këtë ka caktuar vendin ku do të bëjë këtë, në Londër.
“Parizieni, ka parë botën: Ai kaloi 14 vite në shërbimin diplomatik të Francës në Oman, Kuba, Los Angeles dhe Brazilia, para se të caktohej shef i protokollit botërorit të Francës. Në kohën kur Blatter u zgjedh president për herë të parë më 1998, Champagne ishte këshilltar politik. Për 11 vite, ai arriti të jetë zëvendës i sekretarit të përgjithshëm dhe këshilltar për çështje speciale ndërkombëtare. Ai ishte shumë afër Blatterit, deri sa u përjashtua nga ai më 2010 me akuzën se dëshironte të përfitonte për t’u bërë president i FIFA-së”, raporton gazeta zvicerane.
“Ai pastaj ka vazhduar të punojë me vendet e ndaluara nga FIFA si këshilltar i Federatës së Palestinës, Kosovës dhe Qipros dhe kishte mjaft kohë për të menduar për zhvillimin e futbollit”.
“Duhet të kemi debat se si do të duket futbolli më 2025 apo 2030”, tha ai.
Champagne është një njohës i mirë i historisë dhe i gjuhëve të huaja.
Mbetet të shihet nëse do të arrijë të shfrytëzojë marrëdhëniet e tij të mira në relacionet ndërkombëtare, francezi për të fituar garën e ashtu quajtur kur dy luftojnë i treti fiton. /Sporti1/Telegrafi/