Site icon Telegrafi

Këshilltari i Haradinajt, i kundërpërgjigjet Thaçit

Presidenti, Hashim Thaçi, sot ka ironizuar me Haradinajn sa u përket përgjigjeve që kreu i ekzekutivit së fundi i ka bërë duke përdorur si simbolikë shkrirjen e borës.

“Bora do të shkrihet dikur”, ishte përgjigja që kryeministri Ramush Haradinaj dha para disa ditësh kur u pyet nëse do të hiqet taksa apo do të rrezohet Qeveria.

E si kundër përgjigje, Thaçi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se “bora ka zënë të shkrihet shpejt…, uroj të mos bëhet skllotë”.

Lexo po ashtu Thaçi ironizon me Haradinajn për taksën: Bora ka zënë të shkrihet shpejt, uroj të mos bëhet skllotë

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i këshilltarit të kryeministrit, Halil Matoshi.

Ai në Facebook, ka publikuar një poezi të Ndre Mjedës, si kundërpërgjigje për Thaçin.

Dimni po shkon,

Bylbyl i vorfen

Pse po gjemon?

Pushoi murrlani

Me duhie t’vet’

Bylbyl i vorfen

Çou, mos rri shkret’

(Ndre Mjeda)

Exit mobile version