Ish-këshilltari kryesor financiar i ish-presidentit amerikan, Donald Trump u dorëzua sot tek autoritetet, ndërsa organizata e Trump kërcënohet me akuza penale.
Sipas New York Times, Allen Weisselberg erdhi në ndërtesën e Gjykatës Penale në Manhattan, thekson gazeta, dhe një përfaqësues i kompanisë pritet të paraqitet më vonë.
Vetë Trump nuk pritet të paditet këtë javë, megjithëse prokurorët thonë se hetimi i tyre mbi kompaninë e tij vazhdon, tha ish-avokati i presidentit Ronald Fisketi.
Akuzat pritet të përqendrohen në faktin nëse Weisselberg dhe zyrtarë të tjerë në kompani morën përfitime të tilla si apartamente ose vetura për të cilat ata nuk paguanin qira, pa e raportuar atë në shërbimin tatimor, raporton reuters.
Padia kundër Weisselberg do të ishte e para që do të rezultojë nga një hetim nga kompania e Trump, sipas agjencisë.
Trump mohoi çdo përvetësim dhe deklaroi se hetimi ishte një “gjueti shtrigash” e kryer nga prokurorë të motivuar politikisht. /Telegrafi/