Site icon Telegrafi

Këshilltari i Bunjakut nderohet me çmimin e karrierës nga Federata suedeze, flet edhe për eksperiencën me Kosovën

Ndihmës trajneri  i Albert Bunjakut, Tord Grip, është nderuar sonte me një çmim të veçantë nga Federata e Futbollit të Suedisë.

Në një Gala mbrëmje, ku nuk mungonte edhe ylli i futbollit botëror, Zlatan Ibrahimoviç

Grip ka marrë çmimin e karrierës, derisa është duartrokitur gjatë nga qindra personalitete të larta të shtetit suedez.

Tord, që nuk linte ndeshje të Kosovës, pa qenë i pranishëm, sot ka mbetur vetëm këshilltar i Bunjakut. Ai gjatë karrierës së tij ka qenë ndihmëstrajner i të mirënjohurit, Sven Goran Eriksson tek Anglia e Meksika.

Në intervistën për mediat suedeze pas marrjes së çmimit, është pyetur edhe për Kosovën.

“Nuk jam më atje. Isha në ndeshjen me Finlandën, por më pastaj nuk kam qenë në ndeshjet tjera”, deklaroi Grip për “Expressen.se”, raporton Gazeta Olle.

Tord tani ka mbetur vetëm këshilltar i Bunjakut.

Exit mobile version