Michael Osterholm, këshilltar për coronavirus i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden, dhe drejtor i Qendrës për Kërkimin dhe Politikën e Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Minesotës, tha të martën se është i shqetësuar që në javët e ardhshme, pandemia do të shndërrohet në diçka ndryshe nga që është parë më herët.
“Ne do të shohim që papritmas këto variante do të shfaqen, dhe bazuar në përvojën që kemi parë në Evropë, në veçanti në Afrikën e Jugut, këto variante mund të rrisin ndjeshëm numrin e rasteve”, tha Osterholm.
“Shqetësohem shumë që në gjashtë deri në 12 javët e ardhshme ne do të shohim një situatë tjetër për sa i përket pandemisë, ndryshe nga çdo gjë që kemi parë deri më sot”, u shpreh ai.
Osterholm u shpreh se njerëzit duhet ta kuptojnë situatën, dhe se kjo do të ndodhte, pasi u pyet nga CNN, nëse administrata kishte marrë masa për këtë çështjeje.
Ndryshe deri më tani janë regjistruar 95.7 milionë raste nga coronavirusi në botë si dhe më shumë se 2 milionë viktima, bazuar në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins.
Variantet e reja të COVID-19 kanë ngritur shqetësimin tek shkencëtarët, pasi njëri prej llojeve të zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar thuhet se është më infektues se variantet ekzistuese. /Telegrafi/