Site icon Telegrafi

Këshilltarët e opozitës kërkojnë të mos ndërtohet “Parku i parajsës”

Këshilltarët komunal nga radhët e opozitës në komunën Aerodrom në seancën e sotme të këshillit kanë kërkuar që në vend të ndërtohet „Parku i parajsës“ në Lisiçen e re, paratë të shfrytëzohen për objekte prioritare për të cilat në mënyrë transparente do të vendosin qytetarët, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Por, sipas kryetarit të komunës Aerodrom, Ivica Konevski, ELEM është investues i projektit të tërësishëm, që do të thotë se nuk bëhet fjalë për ndarjen e mjeteve financiare dhe prandaj paratë nuk mund të barten për projekte tjera./Telgrafi/

Exit mobile version