Komiteti komunal i OBRM-PDUKM në Tetovë dhe këshilltarët e kësaj partie në Këshillin e komunës së Tetovës, sot përmes një konference për shtyp që u mbajt në rrugën “Goce Dellçev” në Tetovë reaguan për siç thanë ata për masat që nuk janë ndërmarrë nga kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, e cila edhe pse ka premtuar deri më tani nuk ka ndërmarrë asgjë për rikonstruktimin e kësaj rruge e cila shtrihet nga varrezat ortodokse deri te urra e lumit Shkumbin në lagjen e epërme të Tetovës, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas koordinatorit të grupit të këshilltarëve të OBRM-PDUKM në Tetovë, Goran Jovanovski, banorët e kësaj rruge akoma presin për sanimin e kockave të bekatonit me të cilat është shtruar kjo rrugë dhe që janë aq shumë të dëmtuara sa që ka gropa gjithandej dhe nevojitet aftësi e madhe për ti kaluar pa i dëmtuar automjetet e banorëve që kalojnë nga kjo rrugë.
“I bëjmë thirrje kryetares Arifi që menjëherë ti ndërmerr masat e nevojshme për rikonstruktimin e kësaj rruge”, ka thënë Jovanovski.
Ai ka paralajmëruar që nëse nuk do të ndërmerret asnjë hap në këtë drejtim, ata si këshilltarë komunal dhe KK i OBRM-PDUKM, Tetovë, sërish do të reagojnë për zgjidhjen e këtij problemi./Telegrafi/