Zyrtarët e Francës dhe Gjermanisë po qëndrojnë në Ksoovë për t’u takuar me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës për të biseduar në lidhje me takimin e Parisit që është paralajmëruar më 1 korrik.
Këshilltarët e presidentit të Francës Emanuel Macron dhe i kancelares gjermane Angela Merkel më herët janë takuar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi ndërsa tani kanë filluar një takim të përbashkët me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe dy bashkë kryesuesit e delegacionit shtetëror Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj.