Telegrafi

Këshillime për gjendjen financiare në Eurozon

 Edhe në Komisionin Evropian thuhet se nuk ka nevojë për ndihma emergjente dhe kredi. Finlanda e ka bërë të qartë se ndihmat eventuale të Irlandës do të lidheshin me kushte shumë të rrepta financiare. Fondi i shpëtimit është paramenduar sipas qeverisë së këtij vendi vetëm për raste emergjente.
Ministri i Financave i Finlandës Jyrki Katainen i tha gazetës gjermane "Die Welt" se nga qeveria e Irlandës do të kërkohen edhe garanca për kthimin e borxheve. /Telegrafi/