Site icon Telegrafi

Këshilli i Sigurisë së Kosovës diskutoi për sigurinë në vend

Këshilli i Sigurisë së Kosovës, i udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka mbajtur takimin e njëzet e dytë, në të cilin ka shqyrtuar aspekte të ndryshme nga fusha e përgjegjësive ligjore dhe kushtetuese.

“Në takim, përveç anëtarëve të rregullt të Këshillit u ftua dhe mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka miratuar Planin e Punës të Këshillit për vitin 2017, si dhe është bërë vlerësimi i sigurisë në vend”, thuhet në njoftimin për media.

Në takim, po ashtu, është përkrahur orientimi për hartimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare si dhe janë shqyrtuar dokumente të tjera të rëndësishme për organet e sigurisë./Telegrafi/

Exit mobile version