Site icon Telegrafi

Këshilli i Sigurisë Kombëtare për tërmetin nxit Prokurorinë të hetojë përgjegjësit

Presidenti Ilir Meta mblodhi sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare për situatën e pas tërmetit në Shqipëri.

Mbledhja zgjati përreth një orë dhe u mbajt në Presidencë dhe në të merrnin pjesë kryeministri Edi Rama me ministra të kabinetit dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Në një njoftim në Facebook pas takimit, Meta thotë se në këtë mbledhje kanë diskutuar për një bashkëveprim dhe koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës deri në rivendosjen e normalitetit të plotë.

Lexo po ashtu Presidenti Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas tërmetit në Durrës

Ai thekson se mbështet Prokurorinë që të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës për situatën e krijuar më ndërtesat pas tërmetit.

Gjithashtu në mbledhje, sipas Metës u diskutua edhe për sigurimin e burimeve të brendshme dhe mbështetjen e duhur ndërkombëtare për tejkalimin e pasojave të rënda të këtij tërmeti të tmerrshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version