Telegrafi

Këshilli i Sigurisë Kombëtare, mblidhet për çështjen Balili

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani mbledh mesditën e sotme Këshillin e Sigurisë Kombëtare në selinë e Presidencës.

Mbledhja është thirrur me kërkesë të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, për të diskutuar rreth mosarrestimit të Klement Balilit, i akuzuar nga autoritetet greke si drejtues i një organizate të fuqishme të narkotrafikut në Ballkan.

Këshilli i Sigurisë Kombëtar kryesohet nga Presidenti i Republikës dhe thirret prej tij sa herë që e gjykon të nevojshme dhe sipas një rendi dite të përcaktuar.

Anëtaret e përhershëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare janë kryetari i Kuvendit, kryeministri, ministri i Mbrojtjes, ministri Punëve të Jashtme, ministri i Drejtësisë etj. /Telegrafi/