Këshilli i qytetit të Shkupit në seancën e sotme duhet ta shqyrtojë Informatën për procedurën e vendosjes, si dhe për pjesëmarrjen e kryetarit Koce Trajanovski dhe këshilltarëve në ngjarjet lidhur me vendosjen e monumentit – shqiponjë dykrerëshe dhe kryq në rrugë që janë nën kompetenca të Qytetit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Këshilltarët do të diskutojnë edhe për Informatën për përfaqësimin e nacionaliteteve në administratën e qytetit të Shkupit dhe në institucionet dhe ndërmarrjet e themeluara nga qyteti.
Në rend dite, pos tjerash, gjenden edhe propozim-vendimi për ndërprerje të dhënies në shfrytëzim të përhershëm të patundshmërisë së IP Shtëpia e kulturës „Koço Racin“ -Shkup, për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për linjat e transportit të udhëtarëve, për përcaktimin e çmimeve të shërbimeve për shfrytëzim të Teleferikut Seksioni 1, Vodno e mesme-Kryqi i mijëvjeçarit dhe ashensorit të Kryqit të mijëvjeçarit – Vodno, si dhe raportet për punën e institucioneve publike të Qytetit të Shkupit për vitin. /Telegrafi/