Site icon Telegrafi

Këshilli Rinor i Komunës së Gostivarit hap konkurs për film të metrazhit të shkurtër (Foto)

Këshilli Rinor i Komunës së Gostivarit, në suaza të platformës verore, hap konkurs për film me metrazh të shkurtër.

Konkursi vlen për të gjithë të rinjtë e talentuar, nga mosha 15 deri 25 vjeç, banues në Republikën e Maqedonisë.

Të rinjtë apo grupet rinore që i plotësojnë kushtet mund të konkurojnë vetëm me një film të metrazhit të shkurtër (3-20 min), ndërsa tematika dhe motivet e filmit janë të lira.

Konkursi është i hapur nga data 21 prill deri 01 qershor, 2018. Punimet do të duhet të dërgohen në e-mail gosyc2018@gmail.com.

Bashkangjitur në e-mail të shënohen:

1. Emri dhe mbiemri i udhëheqësit të grupit
2. Datëlindja
3. Vendbanimi
4. Numër kontakti.

/Telegrafi/

Exit mobile version