Site icon Telegrafi

Këshilli i Prokurorëve së Maqedonisë vendosën që Sonja Simovska të mbajë detyrën deri në zgjedhjen e prokurores së parë

Këshilli i Prokurorëve, sot njëzëri vendosi që Sonja Simovska të mbajë detyrën deri në zgjedhjen e prokurores së parë. Ajo do të marrë postin udhëheqës të hënën, kur i përfundon mandati gjashtëvjeçar i ish-prokurorit publik Ljubomir Joveski. Ai propozoi presidenten, e cila nga ana e saj sqaroi se ka pasur mbështetjen e anëtarëve të Këshillit për vendimin.

Ushtruese e detyrës së prokurores Simovska do ta mbajë pozitën derisa të emërohet prokurorja e re publike, por jo më shumë se gjashtë muaj. Procesi i përzgjedhjes është ende në vazhdim. Fatime Fetai, Lidija Raiçeviq dhe Ljupço Kocevski janë tre kandidatët që shpresojnë në një opinion pozitiv nga Këshilli i Prokurorëve.

Nëse marrin dritën jeshile, qeveria do të duhet të propozojë një kandidat për kryetar të prokurorisë së shtetit, por atij do t’i duhet edhe mbështetja e të paktën 61 deputetëve në Kuvend.

Ish-prokurori i shtetit e mori detyrën në vitin 2017. Një vit para përfundimit të mandatit, ai pranoi emërimin e qeverisë si gjyqtar kushtetues, por nuk mori mbështetje nga Kuvendi. /Telegrafi/

Exit mobile version