Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik Kole Shterjev, pas përfundimit të seancës së sotme në të cilën është diskutuar për përfshirjen e Katica Janevës në rastin “Haraçi”.
Shterjev tha se anëtarët e Këshillit njëzëri kanë vendosur se janë përmbushur kushtet që të fillohet procedura për shkarkimin e kryeprokurores speciale Katica Janeva, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sot ka vazhduar seanca e Këshillit të Prokurorëve Publik, në të cilën është diskutuar për prokuroren speciale Katica Janeva. Të gjithë anëtarët e Këshillit njëzëri vendosën që janë përmbushur kushtet për fillimin e procedurës për shkarkimin e Janevës. Për shkarkimin e saj, Këshilli duhet të përgatisë raport dhe të njëjtin ta dorëzojë në Kuvend”, tha Shterjev.
Ai nuk u përgjigj për deklaratat e zyrtarëve të qeverisë, se kanë “Plan B” nëse nuk kalon Ligji për Prokurorinë Publike. /Telegrafi/