Site icon Telegrafi

Këshilli i prokurorëve të Maqedonisë nuk ka vendosur asgjë për rastin ”Sopoti”

Deri në formimin e Qeverisë së re, Këshilli i Prokurorëve Publik duket se nuk do të ketë vullnetin e duhur për të vendosur nëse lënda “Sopoti” do t’i takojë Prokurorisë Speciale Publike ose jo. Mbledhja e shumë përfolur edhe nga vetë kreu i këshillit Petar Anevski, ende nuk është thirrur.

Burime të televizionit Alsat-M thonë se Këshilli si pengesë për mos thirrjen e mbledhjes e thekson gjendjen aktuale politike. Kreu i këtij institucioni Petar Anevski nuk iu përgjigj thirrjeve të gazetarëve për t’u shpjeguar se përse nuk është caktuar mbledhja.

Jo zyrtarisht mësohet se Këshilli është duke taktizuar, ndërsa momentalisht numrat nuk janë na favor të PSP-së dhe të palës së dëmtuar.

Specialja që nga 4 nëntori ka kërkuar nga Prokuroria Publike që t’i mundësohet hetimi i rastit “Sopoti”, por kërkesa e Publikes që të jepet mendimi nga Këshilli i Prokurorëve Publik, ende po zvarrit rigjykimin e rastit “Sopoti”. Kërkesën për të marrë këtë lëndë, Specialja e bazon në nenin 2 paragrafi 1 të ligjit për Prokurorinë Speciale Publike.

“Ndjekje e paautorizuar e komunikimeve”, përkufizohet si ndjekje e paautorizuar e të gjitha komunikimeve të kryer në periudhën mes viteve 2008 dhe 2015, duke përfshirë por jo edhe duke kufizuar në audio incizimet dhe transkriptimet e parashtruara deri tek Prokuroria Publike para 15 korrikut 2015”, thuhet në Ligjin për PSP-në, neni 11.
Një pengesë shtesë e PSP-së për procedimin e rastit Sopoti përbën edhe mos miratimi i ndryshimeve në Ligjin për dëshmitarë.

Avokatët mbrojtës disa herë janë shprehur të bindur se lënda veçse më do të kalojë në duar të Speciales nga fakti se së fundi në seancë mungoi gjykatësi, i cili paraprakisht ishte ndërruar dhe i emëruari i ri Goran Boshevski nuk u paraqit në seancën e fundit. Seanca e radhës është caktuar për 22 shkurt 2017.

Për rastin “Sopoti” janë dënuar 11 banorë të këtij fshati me 150 vite burg nën dyshimet se kanë vendosur minë nga e cila mbetën të vdekur dy ushtar polak të NATO-s./Telegrafi/

Exit mobile version