Këshilli i Prokurorëve Publik sot do të mbajë seancë në të cilën do të rishikojë paraqitjet e dorëzuara në shpalljen për kryeprokuror shtetëror.
Pas seancës Këshilli do të jep mendim për gjithë kandidatët e paraqitur në shpallje, të cilët i përmbushin kushtet në pajtim me ligjin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qeveria e Maqedonisë më 20 tetor dorëzoi aplikimet e kandidatëve për prokuror publik në Këshillin e Prokurorëve.
Në shpalljen për kryeprokuror janë paraqitur gjithsej 23 kandidatë./Telegrafi/