Këshilli i Prokurorëve Publik në Maqedoninë e Veriut është kundër shpërbërjes së trupit të tyre.
“Mund të shkaktojë dëme, duke qenë se institucionet duhet të kenë vazhdimësinë e tyre dhe të punohet për përmirësimin e zgjidhjeve ligjore. Nuk mund të ketë përgjegjësi kolektive, ajo duhet të jetë individuale duke vënë në dukje ata aktorë që kanë gabuar para ligjit. Shpërbërja do të ishte e dëmshme për të gjithë organizatën e prokurorisë. Kemi edhe kompetenca të tjera ligjore.
Prokuroria po përballet me mungesë të një numri të madh të prokurorëve dhe puna e Prokurorisë Publike do të ndërpritet plotësisht”, tha kryetarja e Këshillit të prokurorëve publikë, Dushica Dimitrieska.
Ka mangësi që mund të përmirësohen me ndryshime ligjore, por sipas saj, Këshilli e kryen me sukses punën e tij, për të cilat, siç tha ajo, nuk ka vërejtje negative në raportet vendore dhe ndërkombëtare.
Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, dy ditë më parë tha se nuk e përkrah tezën e përgjegjësisë kolektive dhe shpërndarjen e Këshillit dhe beson se përgjegjësia individuale duhet të sanksionohet dhe të zbulohet saktë. Ajo thotë se çdo përgjegjësi ka një emër./Telegrafi/