Telegrafi

Këshilli i Prokurorëve Publik do të zgjedhë kryetar të ri

Këshilli i Prokurorëve Publik sot duhet të zgjedh kryetar të ri në vendin e Kole Shterjev, mandati dyvjeçar i të cilit skadon në fund të muajit.

Shterjev në një deklaratë dje për media konfirmoi se në seancën e sotme do të zgjedhet trashëgimtari i tij, pa precizuar emra të kandidatëve të mundshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik zgjedhet nga anëtarë me votim të fshehtë. Mandati i tij zgjat dy vite, pa të drejtë të rizgjedhjes.

Kryetari i deritanishëm Kole Shterjev është zgjedhur më 31 gusht të vitit 2017. Ka ardhur në vendin e kryetarit të deriatëhershëm Petar Anevski.

Shterjev është anëtar i Prokurorisë Publike nga viti 2016, ndërsa paraprakisht ka qenë pjesë e Prokurorisë së lartë publike dhe Prokurorisë për krim të organizuar./Telegrafi/