Site icon Telegrafi

Këshilli i Prokurorëve Publikë sot do të diskutojë për Janevën

Këshilli i Prokurorëve Publik sot duhet të vendos nëse do të fillojë procedurë për shkarkimin e prokurores speciale, Katica Janeva.

Janeva për momentin është në paraburgim për rastin e Prokurorisë Themelore Publike për krim të organizuar dhe korrupsion “Haraçi”.

Në seancë kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Kole Shterijev do të vendos nëse do të hap procedurë për shkarkimin e Janevës dhe të miratojnë raport.

Shteriev javën e kaluar deklaroi se është dorëzuar raporti deri tek ata, por se nuk janë kompletuar të dhënat për aktivitetet të ndërmarra në hetimin parahetimorë për rastin në të cilën dyshohet prokurorja special Katica Janeva. Steriev mendon se ai nuk mund të emërohet prokuror special pa skadimin e mandatit të Janevës./Telegrafi/

Exit mobile version