Telegrafi

Këshilli i Prokurorëve Publik nesër do të diskutojë për Katica Janevën

Këshilli i Prokurorëve Publikë nesër do të vlerësojë nëse do të fillojë procedurë për shkarkimin e Katica Janevës e cila për momentin është në paraburgim në burgun Shkup për lëndën “Haraçi” të Prokurorisë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

Siç bëri të ditur kryetari i Këshillit Kole Shteriev për AIM, në seancë do të merret vendim nëse Këshilli do të vlerësojë të fillojë procedurë për shkarkimin e Janevës dhe të sjellin raport.

Seanca e Këshillit do të jetë e mbyllur për opinionin për shkak të fshehtësisë së procedurës hetimore e cila ende është në vijim./Telegrafi/