Telegrafi

“Këshilli i Prokurorëve Publik brenda afatit ligjor do të dorëzojë mendim për kandidatët për kryeprokuror”

Këshilli i Prokurorëve Publik të Maqedonisë në pajtim me kompetencat e tij në afatin e paraparë ligjor do të dorëzojë mendim deri tek qeveria për gjithë kandidatët për prokuror publik, të cilët i përmbushin kushtet, njoftuan sot nga Këshilli.

“Këshilli i Prokurorëve Publik të Maqedonisë gjatë ditës së sotme pranoi kërkesën për dhënie të mendimit nga Qeveria e Maqedonisë me dokumentacion të kompletuar dhe aplikimet e kandidatëve të paraqitur në shpalljen për emërim të Prokurorit Publik të Maqedonisë, të publikuar më 14.09.2017 në Gazetën Zyrtare të RM-së”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Prokurorëve Publik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kuvendi i Maqedonisë shkarkoi kryeprokurorin Marko Zvrlevski më 17 gusht të këtij viti. Propozimin për shkarkimin e tij deri tek Palamenti e dorëzoi Qeveria, me arsyetim se ai në mënyrë të papërgjegjshme e ka kryer funksionin.

Ndërsa Këshilli i Prokurorëve në seancën e mbajtur më 28 gusht të këtij viti solli vendim që ushtrues detyre i Prokurorit Publik të jetë prokurorja Liljana Spasovska./Telegrafi/