Site icon Telegrafi

Këshilli i Prokurorëve nesër do të diskutojë për kandidatët për kryeprokuror

Këshilli i Prokurorëve Publik nesër do të mbajë seancë në të cilën do t’i rishikojë paraqitjet e dorëzuara në shpalljen për kryeprokuror të shtetit në Maqedoni.

Në njoftim thuhet se pas seancës Këshilli do të jep mendim për gjithë kandidatët e paraqitur, të cilët i përmbushin kushtet në pajtim me ligjin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qeveria e Maqedonisë më 20 tetor dorëzoi aplikimet e kandidatëve për prokuror publik në Këshillin e Prokurorëve Publik, ndërsa 23 kandidatë janë në garë për t’u zgjedhur kryeprokuror.

Emra më të njohur të cilët kanë dorëzuar kandidatura janë: Xvonko Davidoviq, Aleksandar Tortevski, Elenko Milanov, Toni Menovski, Arben Golja, Kiril Smiçkovski, ish-gjykatësi Valentin Zafirovski, ish-prokurori Aleksandar Nakov, noterja Lorija Vanevska, më pas Sefulla Osmani, Krste Krajovski dhe të tjerë./Telegrafi/

Exit mobile version