Telegrafi

Këshilli i prokrurorëve publik duhet ta rishqyrtojë nëse PSP ka vepruar joprofesionalisht në rastin ‘Spiun’

Ish-agjenti i intelegjencës Aleksandar Dinevski me dedikim deri te Këshilli i Prokurorëve Publik do të kërkojë të rishqyrtohet nëse katër prokurorëte PSP-së, në mënyrë të paligjshme kanë marrë lëndën ‘Spiun’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftoi para dy ditëve Makfaks, Dinevski ka siguruar dokument nga Këshili i PP me të cilën pohohet se ky trup është shprehur kundër kërkesës së ekipit të Janevës për marrjen e rastit.

Dinevski kërkon nga Këshilli të rishqyrtohet nëse prokurorja speciale Katica Janeva dhe prokurorët Lençe Ristoska, Elizabeta Stojanovska dhe Trajçe Pelivanov, kanë veprruar joprofesionalisht kur e kanë marrë rastin ‘Spiun’.

Në aferën ‘Spiun’, nën akuzën për bashkëpunim në krim, spiunazh, keqpërdorim të detyrës dhe grabitje, me burg prej një deri 15 vite ishin akuzuar 19 persona. /Telegrafi/