Site icon Telegrafi

Këshilli i prindërve: Jo politikë në shkolla

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka reaguar lidhur me siç thuhet tendencën e subjekteve të ndryshme politike për politizimin e shkollave.

Në reagim thuhet se prindërit e Republikës së Kosovës, ndjehen tejet të shqetësuar me tendencat e liderëve politik dhe partive politike për politizimin e shkollave dhe përdorimin e nxënësve dhe fëmijëve për aktivitete politike apo organizime të ndryshme jashtë planprogramit të hartuar nga Organet legjitime arsimore të Kosovës.

“Askush nuk ka të drejtë të cenoj mësimin dhe edukimin e fëmijëve tonë dhe askush nuk ka të drejtë të përdorë fëmijët për kurrfarë interesi personal, grupor, politik, fetar apo çfarëdo aktiviteti tjetër që bie në kundërshtim me ligjin për Arsimin parauniversitar të Kosovës dhe ligjeve dhe konventave tjera ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Exit mobile version