Telegrafi

Këshilli presidencial irakian aprovon ekzekutimin e Ali Kimikut

Ali Kimiku, emri i të cilit është Hassan al-Majid, akuzohet për vrasjen e 180 mijë kurdëve në vitin 1988 në veri të Irakut.

Në qershor të vitit të kaluar ai është dënuar me vdekje, mirëpo ekzekutimi i tij është shtyrë, pasi që pritej që presidenti Jalal Talaban dhe 2 zëvendëspresidentët të aprovojnë atë. Ai do të ekzekutohet brenda 30 ditësh.

Ai ishte emëruar “Ali Kimiku”, pasi që kishte urdhëruar vrasjen e kurdëve me gaz helmues. /KTV/