Site icon Telegrafi

Këshilli për të drejtat të miturve: Përfshirja e fëmijëve në fushatë politike është e palejueshme

Këshilli shtetëror për parandalimin e keqpërdorimit të fëmijëve thotë se përfshirja fëmijëve (nën moshën 18 vjeçare) në aktivitete lidhur me fushatën parazgjedhore, është e palejueshme dhe nuk është në interes të fëmijëve.

Nga Këshilli thonë se për fëmijët duhet të sigurohen kushte ligjore dhe institucione për rritjen e duhur, zhvillimin dhe edukimin e tyre.

Gjithçka tjetër sipas Këshillit, paraqet keqpërdorim dhe shkelje të të drejtave të fëmijëve.

Këshilli kujton se Kodi Zgjedhor (neni 183) parasheh gjobë 8 mijë euro për transmetuesit dhe 30 përqind nga gjoba për personin përgjegjës të transmetuesit, nëse publikohet propagandë parazgjedhore me pjesëmarrje të fëmijëve.

Ndryshe, ditë më parë edhe Ambasada e Fëmijëve “Megjashi” reagoi duke thënë se ka raste kur partitë politike i përdorin fëmijët në fushatë zgjedhore./Telegrafi/

Exit mobile version