Ndryshimet e propozuara në Ligjin për gjykatës, Ligjin për këshillin gjyqësor dhe Ligjin për prokurorët publik, sot ishin në rend dite në seancën e tretë të Këshillit për ndjekjen e zbatimit të strategjisë për reforma në seektorin e gjyqësorit.
Zv.ministri i Drejtësisë Oliver Ristovski, informoi anëtarët e Këshillit se disa vendime të propozuara nga Ministria e Drejtësisë nuk janë të pranueshme për opozitën dhe tha se në seancën e Kuvendit të planifikuar më 2 maj, pritet që këto ndryshime të gjenden në rend dite, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në seancën e sotme të Këshillit është biseduar edhe për procedurat disiplinore për gjykatësit, si masë për punën e tyre në të ardhmen./Telegrafi/