Site icon Telegrafi

Këshilli për Fakte: Më shumë pengesa kemi nga gjykatësit e Gjykatës së Lartë

Kryetari i Këshillit për Fakte, Sasho Pocevski, në një intervistë për TV Telma tha se nga gjithë gjykatësit për të cilët ka procedura pasi në duart e tyre ka kaluar drejtësia për të arratisurit, më shumë pengesa ka nga gjykatësit e Gjykatës së Lartë.

Sasho Pocevski tha se gjykatësit në Gjykatat Themelore dhe të Apelit i kanë marrë ftesat e dërguara përmes postës, por jo edhe ata nga Gjykata e Lartë, për të cilët Këshilli edhe më herët është ankuar se nuk janë bashkëpunues, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski, është paditur pasi nuk lejoi që Këshilli për Fakte në shtator të kryejë hetime për lëndët “Fortesa” dhe “Shënjestra”, por sipas TV Telma Prokuroria ka refuzuar padinë si të pabazë.

Pas hetimeve të Këshillit për Fakte, Këshilli Gjyqësor është ai që vendos nëse ndaj gjykatësve mund të merren masa sanksionuese./Telegrafi/

Exit mobile version