Telegrafi

Këshilli për Etikë shqyrton veprimet e prokurorëve në rastin e Almirit

Prej orës 12:00 është paraparë të mbahet mbledhja e Këshillit për Etikë, pranë Prokurorisë Publike, me temë diskutimi veprimet e katër prokurorëve shqiptarë në rastin e Almirit.

Sipas gazetës Koha, Këshilli përbëhet prej pesë anëtarëve, duke përfshirë katër shefat e Prokurorive të Larta dhe kryeprokurorin Lubomir Jovevski.

Kjo mbledhje, sipas burimeve brenda Prokurorisë Publike, do të jetë e mbyllur, respektivisht prokurorët shqiptarë Xhelal Bajrami, Ismail Dardhishta, Bashkim Besimi dhe Ferat Elezi, ligjërisht nuk obligohen të marrin pjesë.

Në rast të shqiptimit të masave eventuale ndaj këtyre prokurorëve, lënda për prokurorët shqiptarë të Prokurorisë Republikane pritet të dorëzohet pranë Këshilli të Prokurorëve Publike, si organ i Shkallës së Dytë për shqyrtimin e këtyre veprimeve./koha/