“Ankesa e PSP për personin G.G. i cili është i përfshirë në rastin e PSP të njohur në publik si „Fortesa“ pranohet. Gjykatësi në procedurë paraprake përsëri do të vendos sipas kërkesave të PSP për paraburgim të Goran Grujovski dhe masat për kujdes për personat tjerë të dyshuar në rastin “Fortesa”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ky vendim ka ardhur pasi Këshilli penal i Gjykatës themelore Shkupi 1 e ka pranuar ankesën e PSP dhe e ka shfuqizuar vendimin e gjykatëses Aleksandra Pop Stefanija./Telegrafi/