Këshilli penal i Gjykatës themelore Shkupi 1 në seancën e saj e ka refuzuar ankesën e Prokurorisë speciale publike dhe e ka vërtetuar vendimin e gjykatëses, Aleksandra Pop-Stefanija që të dyshuarit të parë në rastin “Fortesa”, Goran Grujoski ti merret pasaporta.
Këtë sot pasdite e kanë njoftuar nga gjykata përmes një njoftimi për media.
“Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të ankesave, Këshilli solli vendim me të cilin i refuzoi të dy ankesat si të pa baza dhe e vërtetoi vendimit e gjykatës në procedurë paraprake me të cilin G.G. i përcaktohet masa parandaluese – marrje e dokumentit të udhëtimit“- shkruan në njoftimin e gjykatës.