Anëtarë të këtij këshilli janë: Valton Beqiri, ministër, Xhavit Beqiri nga Presidenca e Republikës së Kosovës, Ali Podrimja nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës dhe Jusuf Bajraktari nga Instituti i Historisë.
Me këtë rast, ministri Beqiri tha se ky këshill ka karakter institucional dhe, si i tillë, në kuadër të një agjende të koordinuar, do ta bëjë përcaktimin dhe bashkërendimin e ngjarjeve e të aktiviteteve kulturore e shkencore, përmes të cilave, në mënyrë sa më të dinjitetshme dhe sa më profesionale, gjatë vitit 2010 do të shënohet 100 vjetori i lindjes së Nënë Terezës.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, tha ai, janë të vendosur që këtë ngjarje të rëndësishme të përmasave kombëtare dhe botërore ta shënojnë në mënyrë sa më të organizuar përmes mekanizmave institucionalë. /Telegrafi/