Site icon Telegrafi

Këshilli Organizativ i turneut “Adem Jashari” bën homazhe në Prekaz

Të shoqëruar edhe nga nënkryetari i Komunës së Skenderajt, z. Fadil Nura, këshilli organizativ, ka nderuar dëshmorët e kombit dhe familjen e madhe Jashari.

“Krahas vizitës në Prekaz, te kompleksi përkujtimor, Këshilli Organizativ, ka zhvilluar një vizitë të shkurtër në Kuvendin Komunal të Skenderajt, ku është pritur nga nënkryetari i Komunës, z. Fadil Nura.

Ramadan Selimi ka informuar Fadil Nura për ecurinë e përgatitjeve për edicionin e 15-të të turneut ndërkombëtar të boksit ‘Adem Jashari’, duke theksuar mobilizimin e të gjithë njerëzve të sportit”, është thënë në njoftimin e Këshillit Organizativ i turneut “Adem Jashari”.

Sipas këtij njoftimi, Nura ka theksuar se e ka qenë i informuar për procesin e përgatitjeve për këtë turne, falë promovimit të mirë që i është bërë nga mediat e ndryshme. Duke konfirmuar prezencën e tij në finalen e madhe të Gjilanit, Nura poashtu ka thënë “se do të mundësojë ardhjen e organizuar edhe të grupit të tifozëve ‘Shqiponjat e Zeza’ nga Skenderaj”.

Rreth ecurisë së përgatitjeve dhe përkrahjes nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, ka folur edhe znj. Afërditë Fazliu, e cila ka theksuar se “ndryshe nga edicionet e kaluara, duke parë nivelin e lartë të organizimit dhe prestigjin e këtij turneu, është bërë maksimumi që edhe përkrahja materiale të rritet, për të cilën iniciativë është kujdesur vetë Ministri Memli Krasniqi”. /Kosovapress/Telegrafi/ 

Exit mobile version