Tv Shenja citon Këshillin Opozitar të ketë vlerësuar se nuk janë plotësuar kushtet për mbajtje të zgjedhjeve të lira dhe demokratike, andaj edhe u bën thirrje të gjitha forcave opozitare shqiptare, të mos bëhen pjesë e lojës politike të regjimit VMRO-BDI, për mbajtje të zgjedhjeve, të cilat zgjedhje do t’ua zgjidhin problemin kriminelëve dhe politikanëve të korruptuar, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Këshilli Opozitarë vlerëson se nuk duhet lejuar që shqiptarët e Maqedonisë dhe qytetarët e këtij vendi, të përdoren si mbulesë për veprimet kriminale të politikanëve dhe aq më pak argat të partive politike, që e sollën Maqedoninë buzë greminës.
Këshilli Opozitar i fton partitë opozitare shqiptare, organizatat joqeveritare dhe individët, të bëhen palë me popullin dhe t’i kundërshtojnë zgjedhjet që u shërbejnë vetëm atyre që janë të gatshëm të flijojnë popullin dhe shtetin, vetëm për ta shpëtuar vetveten./Telegrafi/