Telegrafi

Këshilli mbikëqyrës i BSH-së publikon agjendën e vitit 2011

Temat kryesore që do të analizohen brenda vitit janë: Analiza mujore e zhvillimeve financiare të sistemit bankar, Politika Monetare e Bankës së Shqipërisë për 6-mujorin e dytë të vitit 2010, Stabiliteti i sistemit financiar në Shqipëri për 6-mujorin e dytë të vitit 2010; Struktura dhe gjendja e monedhës në qarkullim në fund të tremujorit të parë dhe parashikimi për fundvitin 2012; Rishikimi i Programit Monetar për vitin 2011, etj.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se temat e rëndësishme në mbledhjet e Këshillit Mbikëqyrës pritet të jenë analizat mbi Raportin Vjetor të Mbikëqyrjes Bankare; Raportin 6-mujor të zhvillimeve ekonomike e monetare; Rishikimi i Programit Monetar të Bankës së Shqipërisë për vitin 2011; Raporti i ekzaminimeve të kryera nga Departamenti i Mbikëqyrjes të Bankës së Shqipërisë në bankat e nivelit të dytë, etj.

BSH njofton se mbledhja e parë e Departamentit të Mbikëqyrjes të Bankës së Shqipërisë për këtë vit do të zhvillohet në fund të Janarit, ku tema kryesore do të jetë “Zhvillimi ekonomik në vend dhe sfida post krizës financiare ndërkombëtare”. /Start/Telegrafi/